Aktivitete te SHDSH

Në datën 29 dhe 30 Tetor 2010 në Hotel Tirana Internacional, do të zhvillohet

Konferencën e XVI-të Kombëtare (Stomatologjike)Dentare Shqiptare.

Ky është evenimenti dentar më i rëndësishëm i vitit në Shqipëri.
Për organizimin e këtij aktiviteti SHDSH bashkëpunon me Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. SHDSH është e hapur për bashkëpunim me të gjitha Institucionet Arsimore të Larta Dentare Private, Kompanitë Tregtare të Produkteve Dentare etj.
Programi dhe detajet për tarifat dhe mënyrën e regjistrimit do të njoftohen në ditët në vijim. Pranë aktivitetit do të zhvillohet edhe një panair ku do të përfaqësohen kompanitë dentare Shqiptare.
Jeni të ftuar të paraqitni një abstrakt për prezantim në Konferencën e XVI-të Kombëtare Dentare Shqiptare. Për më shumë referojuni udhëzuesit për përgatitjen e abstraktit.
Me rëndësi: Duhet të dërgoni materialet e mëposhtme pa praninë e të cilave abstrakti juaj nuk do të pranohet.

  • Abstrakti në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
  • Prezantimin e shkurtuar për temën .( PowerPoint)
  • Një Curriculum Vitae e detajuar e autorit kryesor

 

Udhëzues për Përgatitjen e Abstraktit

Abstraktet do të pranohen në mënyrë elektronike në adresën contact@shdsh.org.
Afati përfundimtar për dorëzimin e abstraktit është data 20 Shtator 2010, ora 12.00.
Ju lejohet të paraqitni vetëm një abstrakt por mund të jeni bashkautor në një tjerë.
Pranimi i abstraktit përmban detyrimin e regjistrimit dhe prezantimit të tij në konferencë. Në të kundërt punimi juaj do të konsiderohet jo i pranuar në konferencë dhe nuk do të pajiseni me çertifikatën përkatëse.

Kërkesa të përgjithshme

Abstrakti duhet të raportojë një formë kërkimi shkencor në fushën dentare, stomatologjike.
Ai duhet të përmbajë të dhëna dhe të ndjekë principet e një kërkimi shkencorë.
Abstrakti duhet te shkruhet me shkrim Times New Roman, madhësia e gjithë tekstit 10.

Titulli

Titulli duhet të jetë Bold dhe të përmbajë jo më shumë se 12 fjalë.
Emrat e autorëve (maksimumi 5) duhet të shkruhen me shkronja KAPITALE ITALIC dhe emri i autorit që prezanton duhet të ketë një asteriks (*). Institucioni i autorit të parë duhet të shkruhet në italics. Vetëm institucioni i autorit të pare duhet të shkruhet.
Titulli duhet të reflektojë subjektin e kërkimit shkencor.

Teksti

Teksti duhet të jetë i ndarë dhe të pasqyrojë : Qëllimin (The Aim), Metodën (Methods), Rezultatet (Results), Konkluzionet (Conclusions).
Qëllimi: duhet të jetë shprehur qartë.
Metoda: duhet të përmbajë ku, kur dhe në cilin grup janë grumbulluar të dhënat dhe të jepen detaje mbi përzgjedhjen e mostrës dhe pse mostra mund të konsiderohet ose jo përfaqësuese e popullatës në studim.
Në rastet kur studimi përmban grupe kontrolli dhe teste statistikore , ato duhet të përmenden.
Rezultatet: duhet të pasqyrojnë gjetjet më të rëndësishme.
Konkluzionet: duhet ë theksojnë gjetjet më të rëndësishme dhe të bazohen në rezultatet e studimit.
Mirënjohje: Nëse keni financime apo ndihmë nga individë apo subjekte të tjera për të cilat dëshironi të shprehni mirënjohjen duhet ti shkruani nën këtë titull.
Abstrakti nuk duhet të jetë më i gjatë se 26 rreshta (maksimumi 350 fjalë) dhe duhet të shkruhet në një paragraf.

Përzgjedhja e abstrakteve për prezantim në konference

Abstraktet do të rishikohen nga një komision për respektimin e kritereve të paraqitjes së abstraktit dhe kërkesave studimore paraqitur më poshtë. Nëse do të kërkohen korrektime apo sqarime do të kontaktoheni me email nga një anëtar i komisionit.
Në rastet kur nuk respektohen kërkesat për korrektim, sqarim apo afatet e përcaktuara ne emailin qe do te merret nga anëtari i komisionit , abstrakti do të refuzohet.
Konfirmimi për pranimin apo refuzimin e abstraktit do të dërgohet me email në autorin që do të prezantojë punimin.

Me rëndësi:

Ju lutemi sigurohuni që të përfshini bashkë me abstraktin edhe adresën e emailit të prezantuesit të punimit shkencor dhe të jeni në gjendje ti përgjigjeni menjëherë ndonjë emaili nga ana e komisionit shkencor.
Mos respektimi i afateve, kritereve të përgatitjes së abstrakteve dhe dokumenteve të tjera që kërkohen sjell automatikisht refuzimin e pranimit të punimit shkencor.
Nga eksperiencat e viteve të kaluara jemi të detyruar t’u bëjmë me dije se kriteret dhe udhëzimet e mësipërme do të respektohen në mënyrë RIGOROZE. Asnjë individ apo subjekt nuk përjashtohet dhe do tu kërkojmë mirëkuptim kolegëve në rast refuzimi.

Forma e Vlersimit te Abstraktit

  • A referon abstrakti një kërkim shkencor në stomatologji, dentistri?
  • A janë respektuar udhëzimet për shkrimin e titullit ?
  • A pasqyron titulli kërkimin shkencor për të cilin raportohet?
  • A janë respektuar nënndarjet në shkrimin e abstraktit Qëllimin (The Aim), Metodën (Methods), Rezultatet (Results), Konkluzionet (Conclusions)?
  • Janë qëllimet synimet të shprehura qartë?
  • A i përgjigjet përshkrimi i metodës pyetjeve ku, kur dhe si?
  • Përshkruhet qartë mostra dhe teknika e përzgjedhjes?
  • Nëse janë pjesë e studimit, a përmendet grupi I kontrollit dhe testet statistikor?
  • A përshkruhen rezultatet më të rëndësishme?
  • Konkluzionet reflektojnë rezultatet e studimit?
  • A janë zbatuar të gjitha kërkesat teknike lidhur me llojin dhe përmasat e shkrimit?
  • A është paraqitur abstrakti në gjuhën Angleze në mënyrë korrekte?

 

Vendimi: Pranim/ Refuzim/ Kërkohen sqarime/ Kërkohen korrektime nga autorët