Rregullore SHDSH

Të Përgjithshme

Aktivitetet e edukimit ne vazhdimësi organizohen nga Shoqata Dentare Shqiptare me qellim përmirësimin e vazhdueshëm te njohurive te profesionisteve dentare mbi materialet, teknikat e trajtimit, diagnostikimin, menaxhimin etj.  Teknologjia biomjeksore zhvillohet me hapa te shpejte dhe rifreskimi i njohurive përben një detyre për te gjithë profesionistet dentare. Me qellim akreditimin e aktiviteteve organizuar nga SHDSH nga QKEV (Qendra Kombëtare e Edukimit ne Vazhdimësi) është kërkuar plotësimi i disa standardeve te cilat janë pasqyruar ne rregulloren e mëposhtme. Te gjithë profesionistet dentare te cilët dëshirojnë te marrin pjese ne aktivitetet e edukimit ne vazhdimësi organizuar nga SHDSH janë te detyruar te zbatojnë rregulloren e mëposhtme.

Rregullore

“Mbi funksionimin e aktiviteteve te edukimit ne vazhdimësi organizuar nga Shoqata Dentare Shqiptare”. Ne aktivitetet e edukimit ne vazhdimësi organizuar nga SHDSH janë te lire te marrin pjese te gjithë profesionistet dentare apo individë dhe kompani qe kontribuojnë ne shërbimin dentar. Aktivitetet e organizuara nga SHDSH akreditohen pranë QKEV.

Proçesi i Regjistrimi

Pjesëmarrësit ne një aktivitet duhet te regjistrohen ne vendin dhe kohen e përcaktuar. Regjistrimi i pjesëmarrësve mund te jete me numër te kufizuar dhe ky informacion do te behet i ditur ne njoftimin e aktivitetit. Ne rastet e aktivitetit me numër te kufizuar regjistrimi i pjesëmarrësve mund te kryhet edhe kohe me pare dhe jo ditën e aktivitetit. Kjo do te behet e ditur ne njoftimin për aktivitetin. Pagesa e regjistrimit do te jete e diferencuar për anëtaret dhe jo anëtaret e SHDSH. Regjistrimi do te kryhet personalisht nga profesionisti dentar. Nuk do te pranohen regjistrimet kolektive apo nga persona te tjerë. Ne rastet kur aktiviteti është me numër te kufizuar pjesëmarrësish dhe numri i pjesëmarrësve është plotësuar , ndërpritet procesi i regjistrimit. Ne rastin kur regjistrimi kryhet ne ditën dhe vendin e aktivitetit atëherë regjistrimi do te zhvillohet duke respektuar kohen e përcaktuar. Nuk pranohen kërkesat për regjistrim pas përfundimit te procesit zyrtar te regjistrimit. Nuk pranohet dhe refuzohet çdo tentative për regjistrimin e personave jo te pranishëm.

Zhvillimi i aktivitetit

Aktiviteti mund te zhvillohet ne një apo disa salla sipas madhësisë dhe specialiteteve te përfshira. Aktiviteti mund te jete i ndare ne disa sesione me pushime te ndërmjetme. Te gjithë profesionistet duhet te ndjekin ne mënyre aktive te gjitha sesionet për tu pajisur me dokumentin e pjesëmarrjes dhe kreditet  përkatëse. Për aktivitetet do te shpërndahen materiale ose libër abstrakti ku pasqyrohet përmbajtja dhe tematikave e detajuar. Ne përfundim te aktivitetit çdo profesionist dentar i regjistruar do te pajiset me certifikatën e pjesëmarrjes ku janë te shënuara edhe piket e kreditit. Koha dhe vendi i pajisjes me certifikate do te behet i ditur ne informacionin qe do te jepet për çdo aktivitet. Do ti refuzohet pajisja me certifikatë te gjithë profesionisteve te cilët regjistrohen dhe nuk ndjekin aktivitetin deri ne përfundim te tij. Certifikata e pjesëmarrjes do te tërhiqet personalisht nga profesionisti dentar dhe jo nga te tjerë. Ne rast mos paraqitje te profesionistit për tërheqjen e certifikatës atëherë kjo do te konsiderohet mos pjesëmarrje aktive ne aktivitet dhe profesionistit do ti refuzohet pajisja me certifikate pjesëmarrje. Tarifa e regjistrimit është e parikthyeshme për te gjithë profesionistet te cilëve do tu refuzohet pajisja me certifikate nga mos respektimi i kësaj rregullore.

Dispozita te fundit

Regjistrimi ne një aktivitet organizuar nga SHDSH nënkupton se pjesëmarrësi është njohur dhe pranon zbatimin e pikave qe rrjedhin nga kjo rregullore. Asnjë profesionist dentar nuk përjashtohet nga detyrimet qe rrjedhin nga kjo rregullore. Kjo rregullore është dokument i SHDSH dhe e shtrin veprimin ne te gjitha aktivitetet e edukimit ne vazhdimësi organizuar prej saj.