Jeni ketu >   Rreth Shoqates

Rreth nesh

Shoqata Stomatologjike Shqiptare eshte themeluar ne vitin 1998 dhe eshte organizata me e madhe e cila perfaqeson gjithe profesionistet dentar ne Shqiperi. Kjo organizate funksionon mbi baza vullnetare dhe drejtohet nga kryesia e perbere nga 17 anetare. Ajo punon per ngritjen profesionale dhe ruajtjen e autonomise profesionale te profesionisteve dentar dhe informon shtresat e ndryshme te popullsise per menyren e parandalimit apo trajtimit te patologjive qe lidhen me kavitetin e gojes. Gjithashtu bashkepunon me organizata profesionale (dentare) brenda dhe jashte vendit dhe intitucione private dhe shteterore Shqiptare per arrijen e standardeve te larta profesionale dhe permiresimin e cilesise se sherbimit qe i ofrohet komunitetit. Si organizata me e madhe dhe me e vjeter profesionale dentare ajo ofron ekspertizen e saj ne hartimin e politikave, strategjive, akteve ligjore dhe nenligjore apo probleme klinike nepermjet specialisteve me te mire ne vend. Eshte e dokumentuar se dentistria Shqiptare daton qe ne fillimet e shekullit te XX. Kjo i referohet diplomave te Dr. Hasan Kadukut dhe reklames se aktivitetit te tij ne revisten "Zemra e Krishtit". Ne 10-05-1931 formohet Federata e pare e Dentisteve ne Shqiperi.

Ne vitin 1998  u krijua Shoqata Stomatologjike Shqiptare me statutin dhe programin e saj. Per tete vjet kjo shoqate u drejtua nga Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla ( kryetare) dhe Prof. Dr. Pavli Kongo e Dr. Zenel Kokomiri (nenkryetare) dhe Mimoza Dule si Sekretare.

Nga viti 2006 deri ne vitin 2010 Shoqata Stomatologjike Shqiptare u drejtua nga Prof. Asoc. Rozarka Budina si kryetare e ShSSh, nenkryetar Dr. Sidrit Beqiri dhe sekretare Prof. Asoc. Virgjini Mulo.

Ne date 20-03-2010 u zhvillua mbledhja e pergjithshme e anetareve te Shoqates per zgjedhjen e kryesise se Tiranes dhe te ShSSh. Per te drejtuar shoqaten ne kater vitet e ardhshme u zgjodhe si kryetar Dr. Dorjan Hysi, nenkryetar Dr. Ariana Malltezi dhe Dr. Manola Kelmendi Sekretare e Pergjitheshme/Financiere.

Shoqata Stomatologjike Shqiptare tashme quhet Shoqata Dentare Shqiptare (SHDSH) dhe ne organizmat nderkombetare prezantohet Albanian Dental Association.

SHDSH nxit te gjithe profesionistet dentar te behen pjese e saj nepermjet antaresimit dhe riantaresimit vjetor. SHDSH eshte antare e disa shoqateve profesionale nderkombetare si FDI (Federata Dentare Nderkombetare), BaSS (Shoqaten Ballkanike te Stomatologjise) etj.

SHDSH bashkepunon me Departamentin e Stomatologjise ne Fakultetin e Mjeksise per publikimin e Revistes Stomatologjike Shqiptare. SHDSH eshte e hapur per marrveshje bashkepunimi edhe me institucionet arsimore private te fushes dentare kur kjo ndihmon cilesine dhe profesionin.

Gjithashtu po punohet per publikimin e rregullt te botimit zyrtar te shoqates, "Revista e Shoqates Dentare Shqiptare".

Aktualisht selia e shoqates gjendet prane Klinikes Stomatologjike Universitare , Qendra Spitalore Universitare Tirane (QSUT) dhe adresa elektronike eshte:


E-mail: contact@shdsh.org
Web Page: www.shdsh.org



Misioni i shoqates

Shoqata Dentare Shqiptare (SHDSH) perfaqeson stomatologet (dentistet) Shqiptare ne organizma te ndryshme kombetare dhe nderkombetare.

SHDSH eshte pike referimi per institucionet shteterore, prodhuesit dhe shperndaresit e materjaleve dentare, mediat dhe opinionin publik per çdo event ne fushen e shendetit oral ne Shqiperi.

SHDSH ndihmon profesionistet dentare te sigurojne dhe te ushtrojne profesionin brenda standardeve dhe normave etiko morale duke vene ne dispozicion eksperiencen me te mire kombetare dhe nderkombetare dhe dokumentat ligjore ne fuqi.

SHDSH bashkepunon me institucione shteterore me qellim pergatitjen e akteve ligjore, nenligjore, standardeve dhe dokumentave te tjera te rendesishme te cilat ndihmojne permiresimin e sherbimit dentar ne Shqiperi dhe ruajtjen e autonomise profesionale.

SHDSH ndihmone publikun me keshilla per patologjite dentare dhe menyren e parandalimit dhe trajtimit te tyre.

SHDSH organizon ose bashkepunon ne projekte dhe aktivitete te ndryshme te cilat kane per qellim permiresimin e shendetit dentar te publikut dhe edukimin ne vazhdimesi te profesionisteve dentar.



Kryesia e shoqates

  • Dorjan Hysi — Kryetar
  • Ariana Malltezi — Nenkryetare
  • Manola Kelmendi — Sekretare e Pergjitheshme/Financiere
  • Ersela Gjokollari — Kryetare e deges Tirane
  • Lorenco Beta — Kryetar i deges se Korces
  • Kapllan Mance — Kryetar i deges se Durresit
  • Ardian Ferro — Kryetar i deges se Fierit
  • Stavrini Sinjari — Kryetare e deges se Beratit
  • Kastriot Alushi — Kryetar i deges se Vlores
  • Bukurosh Cerekja — Kryetar i deges se Elbasanit
  • Naim Bejko — Kryetari i deges se Shkodres
  • Ilir Lako — anetare
  • Eno Gace — anetare
  • Ina Lala — anetare
  • Ardita Aliko — anetare
  • Almiro Gurakuqi — anetare
  • Sokol Manjani — anetare