Jeni ketu >   Shoqata e Studenteve
Njoftim!
Më 23 Tetor 2015, në ambjentet e Fakultetit të Mjekësise Dentare, Tiranë, u mbajt asambleja e parë e Shoqatës Dentare të Studentëve të Shqipërisë (SHDSSH) ose siç do të njihet ndërkombëtarisht Albanian Dental Students Association (ADSA).
Mbledhja u zhvillua në ambjentet e Fakultetit të Mjekësise Dentare dhe u drejtua nga dy prej studentëve nismëtare të kësaj shoqate, Cristian Cura dhe Aleksander Damzi.
Në këtë prezantim të parë të SHDSSH-së morën pjesë studentë nga Fakulteti i Mjekësise Dentare dhe Universiteti Aldent. Prezent në këtë mbledhje ishte edhe Kryetari i Shoqatës Dentare Shqiptare Prof.Asoc. Dorjan Hysi, i cili në të njëjtën kohë është dhe nismëtari kryesor i themelimit të SHDSSH-së (ADSA) . 
Në fjalen e tij përshëndetëse u shpreh mirënjohje për nismëtarët e kësaj organizate dhe grupin organizator të takimit. Gjithashtu u theksua mbështetja e Shoqatës Dentare Shqiptare në punën dhe aktivitetet e SHDSSH-së.
Gjatë këtij takimi u miratua logoja e SHDSSH, ADSA dhe statuti i shoqatës. Gjithashtu u prezantua EDSA- European Dental Student Association, shoqata jonë frymezuese, si dhe  struktura drejtuese e SHDSSH-së. 
Kjo strukturë do të përbëhet nga Asambleja e Përgjithshme dhe Kryesia. Asambleja është organi më i rëndësishëm vendimmarrës i SHDSSH-së e përbërë nga të gjithë anëtarët e shoqatës. Anëtaresia është vjetore dhe është e përcaktuar në Statutin e SHDSSH-së. 
Kryesia e shoqatës përbëhet nga studentë të Institucioneve të Arsimit të Lartë Shqiptare në degën e stomatologjisë (dentistrisë). Ata do të perfaqësojnë Universitetin e Mjekësise-Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universitetin Aldent, Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë dhe Albanian University.
Kryesia e SHDSSH(ADSA) aktualisht përbëhet nga:
 Cristian Cura, Kryetar
 Aleksander Damzi, N/Kryetar
 Denada Buci, Sekretare
 Bisera Hadroviq, anëtare
 Redona Çollaku, anëtare
 Fatjon Picari, anëtar
 Anxhelo Shahini, anëtar
 Përfaqësues i ZKM, anëtar
 Përfaqësues i AU, anëtar.
 Për më shumë informacion klikoni këtu ..